Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria, faktor i rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë së NATO-s

schedule09:43 - 4 Prill, 2025

schedule 09:43 - 4 Prill, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se “Shqipëria vijon të jetë një faktor kyç në arkitekturën e sigurisë së NATO-s”.

Një rrugëtim përkushtimi dhe kontributi në sigurinë euroatlantike e konsideroi Vengu angazhimin e Shqipërisë përgjatë këtyre viteve në Aleancë.

Vengu theksoi se Shqipëria është anëtare e një familjeje të madhe që sot mbush 76 vjeç.

“4 Prill, Shqipëria 16 vite në NATO. Krenarë për rreshtimin në krah të aleatëve tanë pa u ndalur në misionin për modernizimin e mbrojtjes tonë, sot me ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, me kapacitete të reja luftarake dhe strategjike, investime në infrastrukturë dhe industrinë ushtarake”, shtoi ai.

Aktualisht Shqipëria është pjesë e misioneve të NATO-s me 262 trupa në Gjermani, Sinai Egjipt, Bullgari, Sudanin Jugor, Letoni, Detin Egje, Irak, Kosove, Bosnje-Hercegovine, Mbretërinë e Bashkuar.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009, konsiderohet një ndër arritjet më të rëndësishme historike, për vendin dhe për mbarë kombin shqiptar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!