Rangers nuk arriti të ruante avantazhin e dyfishtë në transfertën e mesjavës kundër Aberdeen. Vendasit barazuan dhe Celtic përfitoi për t’u shkëputur në krye me dy pikë më shumë se “armiqtë” e përjetshëm.
Një episod i hidhur ndodhi gjatë kësaj ndeshje, teksa tifozët vendas goditën kapitenin e Rangers me… byrek. James Tavernier po kryente një rivënie anësore gjatë pjesës së parë, kur dikush nga tifozët e Aberdeen e goditi.
Incidenti u kap nga kamerat e Sky Sports TV, ndërsa klubi vendas ka hapur një hetim në lidhje me këtë rast. “Klubi është i vetëdijshëm dhe po heton ngjarjen. Deri tani nuk kemi marrë asnjë ankesë”, thekson një nga zyrtarët e klubit skocez për Daily Record. /abcnews.al