NATO: Respektojmë neutralitetin e Serbisë, të nisë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës

schedule15:49 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 15:49 - 6 Dhjetor, 2019

James Appathurai, zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, tha se Aleanca ka një bashkëpunim aktiv me Serbinë dhe SHBA-të i japin ndihmën më të madhe ushtrisë serbe. Appathurai tha gjithashtu se Aleanca shpreson se do të nisë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, gjë që e dëshiron edhe udhëheqësja e re e Bashkimit Europian.

Jens Stoltenberg, reagoi ndaj qëndrimit të Serbisë e cila ka thënë se është shtet neutral. Apathurai theksoi se si shtet neutral ushtarak, Serbisë do t’i kushtojë shumë që të mbrohet dhe vuri në dukje se Zvicrës i duhet të paguajë shumë para që të mbrohet e vetme nga armiqtë, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Finlandën e Suedinë, që kanë shtuar në mënyrë të konsiderueshme investimet në mbrojtje.

Anëtarët e Aleancës kanë pranuar se deri më 2024 do të rrisin investimet në mbrojtje deri në dy për qind të GDP-së. Appathurai tha se pa prezencën e SHBA-ve, këto shpenzime të anëtarëve të NATO-s do të ishin 4 deri 6 për qind të GDP-së dhe as atëherë nuk do të arrihej i njëjti nivel i mbrojtjes. Appathurai tha se NATO e respekton neutralitetin e Serbisë dhe nuk kërkon nga askush që të zgjedhë midis perëndimit e lindjes.

Ai theksoi se NATO ka një bashkëpunim aktiv me Serbinë dhe SHBA-të i japin ndihmën më të madhe ushtrisë serbe. Appathurai tha gjithashtu se Aleanca shpreson se do të nisë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, gjë që e dëshiron edhe udhëheqësja e re e Bashkimit Europian.

Dialogu mund të sjellë ndryshime thelbësore në të gjithë rajonin, sa i përket integrimeve euroatlantike, zhvillimit ekonomik, tha ai, duke shtuar se është në interesin e Beogradit e Prishtinës që të zgjidhin problemet e tyre. Marrëdhëniet e tyre të tanishme e pengojnë politikën dhe ekonominë, tha Appathurai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!