Titulli i tepruar i Corriere dello Sport, kritika të ashpra nga Anglia

schedule13:50 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 13:50 - 6 Dhjetor, 2019

E përditshmja italiane, Corriere dello Sport, është në qendër të kritikave për shkak të një titulli “Black Friday”, që është pritur shumë keq nga lexuesit anë e mbanë botës.

Edhe trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka kritikuar të përditshmen italiane, duke thënë se ai artikull dhe ai titull kryesor ishte më i shëmtuari dhe më i gabuari që kishte lexuar ndonjëherë.

Në fjalën e tij para ndeshjes ndaj Manchester City, Solskjaer tha: “Besoj se një ditë ai (Smalling) do të rikthehet këtu. Për sa i përket asaj faqes së parë të gazetës italiane, unë nuk kam fjalë. Është titulli dhe faqja e parë më e keqe që kam parë në jetën time.

Ne kemi kontaktuar me Chris dhe me Romelun për t’i mbështetur, pasi nuk është aspak e lehtë të kalosh një situatë të tillë”, tha mes të tjerash strategu norvegjez i “Djajve të Kuq”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!