Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi në rolin e dëshmitarit nga ajo që ka parë orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit në Thumanë shprehet se pallatet nuk kishin asnjë grimcë llaçi.
Në një postim në rrjetet sociale Koçi thotë se teksa pallatet ishin rrafshuar me tokën ajo që dukej ishte vetem rërë dhe pluhur krahas tullave.
Po ashtu zv.ministri thekson se Prokuroria ishte aty dhe në gjykimin e tij i kanë marrë provat. Përgjegjës për humbjen e jetëve Koçi shprehet se është papergjegjshmerine njerezore dhe kërkon që ti vihet gishti kokës.
Reagimi i plotë:
Kam qene ne Thumane qysh ne oret e para te mengjesit te dates 26 Nentor.
Jam deshmitar jo vetem i perpjekjeve vetemohuese te ekipeve tona te shpetim kerkimit, por edhe i pamjes se rrenojave te pallateve te shkermoqura nga termeti.
Deshmoj para kujtdo se tullat silikate ne pirgun vrases ishin te pastra nga cdo grimce ish llaci.
Dukej qartazi se materiali lidhes thuajse nuk egzistonte. Copa llaci nuk dukeshin gjekundi. Kishte vetem rere dhe pluhur krahas tullave te cilat dukej sikur sapo kishin dale nga fabrika.
Pjeset e derrmuara te trareve dhe transversat ishin tejoksiduar dhe ishin nxire nga lageshtira dhe mosha.
Prokuroria ishte ay gjate gjithe kohes. Jam i sigurt se ata i kane marre provat e duhura per te arsyetuar shkaqet e mosrezistences ndaj termetit.
Ne gjykimin tim ato viktima fatkeqe i vrau termeti ne bashkepunim me papergjegjshmerine njerezore.
Duhet te gjithe ti veme gishtin kokes!
Ligjvenes, shtetare, ekzekutive, specialiste, projektues, zbatues, ndertues, mbikqyres, notere, qytetare! Prokurore, gjykates!
Te gjithe!/abcnews.al