Ushtrimi i moderuar i ndonjë aktiviteti fizik, e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit.
Tashmë dihet se pasiviteti e rrit rrezikun e problemeve të zemrës dhe obezitetit. Mirëpo, shkencëtarët në studimin e fundit, kanë gjetur se aktivitetet e thjeshta fizike siç është ecja, për vetëm 30 minuta në ditë, mund të rrisë nivelet e hormoneve, të cilat e zvogëlojnë apetitin dhe nivelin e sheqerit.
Autorët e këtij studimi, kanë thënë se këto gjetje tregojnë edhe një herë rëndësinë e aktiviteteve në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet metabolike.
Për realizmin e këtij studimi, studiuesit kanë studiuar lidhjen mes të aktivitetit të përditshëm fizik dhe hormonit, që e zvogëlon rrezikun e diabetit.
Ky hormon i quajtur glukagon, e redukton oreksin dhe e stimulon prodhimin e insulinës, duke e zvogëluar sasinë e sheqerit në gjak.
Studimi u bë nga një grup shkencëtarësh dhe është publikuar në revistën shkencore “Endocrine Connections”./abcnews.al