Prapaskena e largimit, Ibra: Nuk doja, ia thashë edhe Gallianit. Milani i vjetër ishte super

schedule17:30 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 17:30 - 5 Dhjetor, 2019

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të flasë, teksa të gjithë tifozët e Milanit po presin me padurim rikthimin e tij në Milanelo. Zyrtarizimi është çështje ditësh, teksa bomberi 38-vjeçari i është rikthyer edhe njëherë largimit nga kuqezinjtë në një prononcim për suedezen GQ.

Ibra ishte pjesë e Milanit në vitet 2010-2012 dhe fitoi një kampionat e Superkupë Italie me “Djallin”. Ai ndihej mirë në Milanon kuqezi, diçka të tillë ia përsëriti edhe drejtuesve, por gjithçka kishte marrë fund dhe sulmuesi u shit te PSG.

Galliani ishte një drejtues fantastik dhe Milani i vjetër ishte i madh. I thashë Gallianit se nuk doja të largohesha dhe se ndjehesha mirë në atë ekip. Më pas pashë 5 thirrje telefonike brenda 30 sekondash. Isha në plazh dhe e kuptova se kishte ndodhur diçka. Mora menjëherë në telefon Raiolën dhe mora vesh se më kishin shitur te PSG“, deklaron Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!