Ish- këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Berhami i ftuar në ‘Ballkan Update’ foli lidhur me ceremoninë e lamtumirës për babain e Hashim Thaçit, i cili aktualisht po kryen burgimin e vendosur nga Gjykata e Hagës.
Berhami u shpreh se pritet që ceremonia të ketë pjesëmarrjen e personaliteve të larta. Sipas tij, nuk pret që Gjykata Speciale të lejoj ish presidentin të takoj babain e tij duke u shprehur se kjo është në vazhdën e padrejtësive të bëra.
“Sot është një ditë pikëllimi për familjen Thaçi dhe për gjithë Kosovën. Presidenti vetëm pak ditë më parë arriti të shihte babain e tij dhe nesër komuna e Skënderajt ka organizuar një ceremoni shtetërore për varrimin ku qytetarët do të kenë mundësi të kryejnë homazhe dhe në orën 12 do të organizohet një akademi përkujtimore, ndërsa në orën 15 do të bëhet varrimi. Plot personalitete e kanë konfirmuar ardhjen e tyre. Minimumi që kërkon presidenti është të marri pjesë në varrimin e babait, por lista e viktimave të padrejtësisë së gjykatës së Hagës është e madhe. Kemi rastin e Kadri Veselit që nuk mund të ishte në varrimin e babait dhe mamasë së tij, zoti Gucati, Haradinajt për vëllain e tij pra numri i këtyre viktimave është shumë i madh. Unë nuk pres që Gjykata Speciale të lejoj pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit. Kjo është në vazhdën e padrejtësive. Tri herë është refuzuar kërkesa e Thaçit për të vizituar babain e tij.”
/ abcnews.al

