“Unë në vend të Ancelotti? S’di asgjë, dy herë kemi folur”

schedule15:31 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 15:31 - 5 Dhjetor, 2019

Carlo Ancelotti po përjeton një periudhë të keqe te Napoli. Humbja e fundit kundër Bologna e ka tronditur pozicionin e tij në krye të skuadrës italiane, ndërkohë që sitën e sotme u raportua se një tjetër disfatë me Udinese, do ta largonte atë.

“Il Mattino” shkonte edhe më tej, teksa shkruante se Cesare Prandelli dhe Edoardo Reja janë emrat që mund ta pasojnë Ancelottin. Këty dy emra shikohen si zgjidhje të përkohshme te Napoli. Ish-trajneri i Italisë ka reaguar dhe ka hedhur poshtë gjithçka.

“Nuk di asgjë. Unë dhe presidenti kemi biseduar dy herë në të shkuarën. Atëherë isha trajner i kombëtares dhe më dukej e drejtë ta respektoja. Kishte një bisedë më të, por më pas nuk u dëgjuam më”, është shprehur Prandelli për “Radio Kiss Kiss Napoli”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!