Sot festohet Dita e Verës, një festë me origjinë të lashtë.
Elbasani ka meritën se ka mbajtur “gjallë” për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Edhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.
Nënkryebashkiakja e Elbasanit, Klaudia Krasnika tha për ABC News se bashkia do organizojë aktivitete të shumta. Krasnika shtoi se priten mijëra vizitorë në Elbasan.
“Do të nisim me karnavalet, e më pas me panairin e zejeve. Presim mijëra qytetarë. Aktivitetet që sjellim këtë vit kanë risi. Aktivitetet që kemi promovuar, kanë bërë që qytetarët të zgjedhin Elbasanin. Festimet kanë startuar në 9 mars e do të vijojnë deri më 16 mars”, theksoi ajo./abcnews.al

