Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Vizioni i PS, Shqipëria 2030’/ Klosi: PS e transformuar, plot me të rinj dhe të reja

schedule20:26 - 11 Mars, 2025

schedule 20:26 - 11 Mars, 2025

Për Sekretarin e Përgjithshëm Blendi Klosi, Partia Socialiste vjen në garën për mandatin e katërt e transformuar me të rinj dhe të reja.

Sipas Klosit, vizioni i tyre është Shqipëria 2030 dhe se PS garon me opozitën jo me veten.

“PS vjen në këtë garë e freskët për të marrë mëndatib e katërt, m,e detyra të realizuara, me objektiva të tejkaluar. E gatshme të paraqitet te qytetarët me premtimin për anëtarësimin në BE. Do të paraqesim programin e partisë për vitin 2030, çfarë kemi bërë dhe çfarë premtojmë të bëjmë.

PS vjen pas një përpjekje për ta riformuar, për të bërë harmonizmin e brezave. Në grup parlamentar kemi disa gjenerata dhe realizojmë së bashku jetën parlamentare. Nuk e kemi menduar që sapo mbaruam zgjedhjet e 2023, nevoja për të pranuar element të rinj ka qenë e nevojshme në PS. Pas zgjedhjeve ne u hapëm dhe ndryshuam drejtuesit politikë. Në 2024 u morëm me rienergjizimin e PS, zgjodhëm kryetarë të rinjë, delegatët e kongresit ku 95 % janë njerëz të rinj.

Në Asamblenë kombëtare mbi 90 % janë djem dhe vajza që nuk kanë qenë më parë në asamble. Kampi tjetër ka po të njëjtin administrator që në qeverisjen e ‘90tës. Ne garojmë me opozitën, jo me veten.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!