Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BEI, zyrë në Shqipëri/ Institucioni do të menaxhojë fondet europiane

schedule14:39 - 11 Mars, 2025

schedule 14:39 - 11 Mars, 2025

Banka Europiane e Investimeve do të ketë një zyrë fizike në Shqipëri. Komisioni i ekonomisë miratoi projekligjin i cili synon që zyra e kësaj bankë në Shqipëri  të menaxhojë paketët financiare të BE-së në rrugën drejt integrimit.

Zv.ministri i punëve të Jashtme, Indrit Yzeiraj tha se ky insttucion financiar i rëndësishëm i BE-së do të ofroj financime me interesa mjaft të favorshme për ekonominë shqiptare.Ndërkohë, Banka Evropiane e Investimeve,aktualisht  po financon Shqipërinë në projekte infrastrukturore të rëndësishme, siç është rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë- Hani i Hotit, duke dhënë kredi për këtë projekt prej 100 mln euro.

Deri më tani BEI  ka investuar ose ka dhënë hua për Republikën e Shqipërisë thuajse 458 milionë euro ndërsa pritet të nxisë më shumë thithjen e investitoreve të huaj në vend.

Banka Evropiane e Investimeve po ofron mbështetje teknike për qeverinë edhe për përgatitjen e projektit hekurudhor të Korridorit VIII në linjat hekurudhore Durrës – Rrogozhinë dhe Rrogozhinë – Pogradec./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!