Lektori Ibrahimovic: Kjo nuk shkon në USA, merrni shembull nga Pele!

schedule11:58 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 11:58 - 5 Dhjetor, 2019

Futbolli është sporti më i populluar në botë. Çdokush nga ne e ka provuar të paktën një here të luajë, por në ditët e sotme jo çdo njeri i ka mundësitë për shkak të çmimeve të kripura. I këtij mendimi është edhe Zlatan Ibrahimoviç, i cili shfaq hapur pakënaqësinë e tij ndaj çmimeve sidomos në Amerikë. Suedezi mendon se diçka duhet të ndryshojë sepse sporti është ai që i bashkon njerëzit.

”Duhet ta themi se sporti është i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë. Për shembull, që fëmija im të luajë në një ekip të mirë futbolli në Amerikë, unë duhet të paguaj plot 3,500 $. Nuk është thjesht për figurë, por për sa i përket të gjithë konceptit. Nuk më pëlqen fare, sepse jo çdo njeri i ka mundësitë. Sporti duhet të jetë diçka që mund ta bëjë çdokush,” deklaron gjiganti suedez.

”Sporti është ai që i bashkon njerëzit, pavarësisht nga origjina e tyre. Pele u bë kampion pa pasur asgjë, ai luante me një top të bërë nga leckat. Futbolli është sporti më i mirë në botë, prandaj është dhe më i populluari,” mbyll 38-vjeçari, i çili është gjithmonë e më pranë rikthimit tek Milani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!