Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përgatitjet e PS për zgjedhje/ Vijon takimet me drejtuesit politikë të qarqeve

schedule11:15 - 9 Mars, 2025

schedule 11:15 - 9 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama vijon edhe këtë të diel takimet me drejtuesit politikë socialistë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

ABC News mëson se takimet po zhvillohen tek Vila 31 në kryeqytet.

Rama do të zhvillojë takime invididuale të kreut të qeverisë me 6 nga drejtuesit politikë. Katër kryebashiakë kanë shfaqur interes për të kandiduar për deputet në zgjedhje.

Ndërkaq, takimet do të vijojnë edhe të hënën e të martën. Për dy ditë radhazi, të premten dhe të shtunën, Rama mblodhi ministrat dhe drejtuesit politike të qarqeve në një takim informal në Pallatin e Brigadave.

Të hënën ne selinë rozë, kryeministri Rama do të mbledhë bordin e diasporës, për të përcaktuar edhe  detajet e fushatës elektorale me emigrantët.

Vetë kryesocialisti Edi Rama ka shprehur ambicien për afro 1 milion vota, tanimë që në zgjedhje do të marrin pjesë edhe shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë. Referuar të dhënave zyrtare peshën më të madhe vota e diasporës do e ketë në qarkun e Tiranës dhe Fierit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!