Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditet grupi kriminal në Divjakë/ Tre në pranga të Policisë, 10 të shoqëruar

schedule08:29 - 7 Mars, 2025

schedule 08:29 - 7 Mars, 2025

DIVJAKË- Goditet një grup kriminal, i  cili merrej me shitjen e dozave të kokainës, në Divjakë. Policia thekson se tre perona janë arrestuar, mes tyre 2 vëllezër bashkëorganizatorë të grupit dhe 1 pjesëtar i grupit.

Bëhet fjale per Arnold Prifti, Maringlen Prifti dhe Olsi Lala.

Po ashtu janë shoqëruar mbi dyshime për pjesëmarrje në këtë grup, 10 shtetas të tjerë.

Sakaq, janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të 10 shtetasve të shoqëruar, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë pjesëtarët e grupit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!