Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuredin Dumani, privilegje të tepruara”/ Gazetari: I dyshuar për tritolin ndaj motrave Nikolli. Karamuço: Ka kryer vepër penale në hapësirën online të dhënë nga SPAK

schedule23:04 - 6 Mars, 2025

schedule 23:04 - 6 Mars, 2025

Gazetari Igli Çelmeta thotë se privilegjet ndaj Nuredin Dumanit si i penduari i drejtësisë janë të tepruara. I ftuar në emisionin “360 gradë”, duke komentuar ngjarjen e Elbasanit, ku pas një shpërthimi në banesën e motrave Nikolli, humbi jetën një fqinj i tyre, gazetari tha se çështja është lënë pas dore.

Ndërkohë, sipas ekspertit të kriminalistikës Ervin Karamuço, Nuredin Dumani, me kërcënimin që ka bërë ndaj motrave Nikolli ka konsumuar një vepër penale, të cilën e ka kryer nëpërmjet hapësirës online, të lejuar nga SPAK.

Pjesë nga diskutimi: 

Igli Çelmeta: Ngjarje e Elbasanit është e rëndë ku ka humbur jetën një i pafajshëm. Ngjarje e cila nuk është zbardhur. Drejtësia e ka lënë pas dore, dhe i dyshuari kryesor është Nuredin Dumani i cili kishte komunikim me motrat Nikolli dhe madje me Skype. Një i penduar i drejtësisë nuk mund t’i jepen privilegje kaq të tepruara.

Ervin Karamuço: Pra i jep akses në Skype. Ky flet me këto nëpërmjet aplikacioneve. Ky i ka kërcënuar dhe ka konsumuar vepër penale në hapësirën elektronike që i ka dhënë SPAK. Po e lejon që të kryejë një vepër tjetër penale ndërkohë që ka një status të tillë dhe ti i ke krijuar gjithë kushtet. Jo, se ja çfarë ndodhi. Nga kërcënimi, vajti edhe shpërtheu. Ky njeri kur kërcënon ka njerëz jashtë. Me kë i kërcënon ky këta, këtë duhet të hetojë SPAK. Kjo është një gjë serioze, për të cilën SPAK mban përgjegjësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!