Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia miraton “pensionet”/ Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për ABC News: Brenda këtij viti nis zbatimi

schedule14:11 - 6 Mars, 2025

schedule 14:11 - 6 Mars, 2025

TIRANË- Drejtori i Institutit te Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado gjatë intervistës në “Money Report” në ABC News u shpreh se marrëveshja e pensioneve me Italinë  do të hyjë në fuqi në mesin e këtij viti.

Ai theksoi se çdo qytetar shqiptar, i cili ka punuar dhe ka derdhur kontribute në Itali do të përfitojë nga kjo marrëveshje.

“Brenda këtij viti nis zbatimi dhe ky është një lajm shumë i mirë. Në maksimumin e vet, duke filluar nga mesi i vitit. Çdo qytetar shqiptar që ka kontribuuar dhe ka sigurimet shoqërore, do merret në konsideratë për efekt pension”, tha ai.

Senati italian miratoi sot në seancë plenare me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë.Shqipëria dhe Italia arritën më 6 shkurt të vitit 2024 marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!