Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimet për zjarrin në incenerator/ Elbasan, prokuroria po heton edhe shoqërinë ‘Eco Alb’

schedule13:29 - 6 Mars, 2025

schedule 13:29 - 6 Mars, 2025

Zjarri i rënë në korrik të vitit 2023 në inceneratorin e Elbasanit po hetohet nga prokuroria e këtij qyteti.

Burime zyrtare sqarojnë për abc neës se organi I akuzës ka regjistruar dosjen penale fillimisht për veprat shkatërrim I pronës me zjarr dhe ndotje e ajrit.

Por prokurori i çështjes, Xhelian Seferi ka zgjeruar hetimet më tej.

Shoqëria ‘Eco Alb’ akuzohet për vepren penale të shpërdorimit të detyrës në kuadër të hetimeve të nisura nga prokuroria e qytetit të Elbasanit.

Organi i akuzës po heton shkaqet e zjarrit të rënë në incinerator, impaktin e jashtëzakonshëm që këto flakë patën në mjedis, por edhe shoqërinë eco alb për shpërdorim detyre.

Inceneratori i Elbasanit prej vitit 2022 nuk punon por pagesat janë bërë. Në mbledhjen e datës 4 mars bashkia e Elbasanit kërkoi miratimin e kontratës për bashkëpunimin me shoqërinë Eco Alb, por që u rrëzua nga antarët e këshillit bashkiak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!