Gazetari Artur Nura thotë se ka pasur një kompromis mes qeverisë Rama dhe asaj të Melonit për arritjen e një marrëveshje të tillë për pensionet. Në një intervistë për “Ora e fundit” me gazetarin Emilian Islami, ai tha se edhe opozita italiane nuk e ka kundërshtuar këtë marrëveshje për pensionet.
I pyetur për mundësinë e arritjes së një marrëveshje të tillë me Greqinë, Nura tha se është e vështirë për shkak se marrëdhëniet me shtetin grek janë më komplekse.
“Politika njihet si art i kompromisit dhe duket se ka kompromis midis dy kryeministrave. Vendimi politik që mori Rama për vendosjen e një kampi të përkohshëm për refugjatët nga Afrika drejt Italisë, projekt i qeverisë Meloni që kundërshtohet nga opozita italiane, është rikthim i këtij nderi.
Debati ka qenë i ashpër pasi ka 550 mijë shqiptarë dhe pjesa më e madhe e tyre janë me të drejtë vote. E majta e ka kundërshtuar marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët, por jo marrëveshjen për pensionet dhe e kanë aprovuar në mënyrë unanime. Vetëm kompromisi politik ka bërë të mundur që ta aprovojë në senat në mënyrë “ekstravagante”, u shpreh ai./abcnews.al

