Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Programi i koalicionit “madhështor”/ “Gjuzi-Jenishehri” do luftojnë varfërinë e shqiptarëve

schedule15:38 - 5 Mars, 2025

schedule 15:38 - 5 Mars, 2025

Në ditën e dytë të ngjizjes së koalicionit, Berisha prezantoi paketën ekonomike “Gjuzi-Jenishehri” për të luftuar varfërinë në Shqipëri, me ulje taksash, çmimesh e rritje pagash.

Shqipëria Madhështore ka si kusht të të gjitha kushteve që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme. Në këtë kontekst, paketa jonë për vendosjen e minimumit jetik 200 euro dhe indeksimin e tij të përvitshëm me shkallën e rritjes së çmimeve, vendosja e rrogës minimale 500 euro

Doktori siguroi se me aleatët e tij shumëngjyrësh, po planifikon edhe projekte madhore për Shqipërinë.



“Shqipëria Madhështore mund të mos jetë Shqipëria e projekteve të mëdha. Se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë të realizojnë projektet më madhështore dhe këtë e kanë faktuar.”

Por më tepër se demokratëve, Berisha u foli skeptikëve të këtij koalicioni. Por një gjë që dua të them, ata të cilët dëgjojnë me skepticizëm këto fjalë, që dëgjojnë me skepticizëm shtyllën e dhembshurisë apo Shqipërisë së jetueshme, atyre u kujtoj se ka qenë kjo forcë politike që ka dyfishuar rrogat dhe pensionet si asnjë forcë tjetër politike në atë kohë në Europë dhe në historinë e këtij vendi në 8 vite.

E ndërsa në çdo fjali premtonte një Shqipëri Madhështorë, Berishës iu fikën dritat. Pas pak çastesh pritje, i hutuar, doktori la deklaratën dhe u kthye në zyrën e tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!