Një jetë e kaluar në zbulim të talenteve të reja në kanto, po flasim për pedagogen e Liceut Artistik, Ema Kanci.
“Mësuesia për mua dhe brezin që është punoj është më tepër një mëmësi, një dashuri shumë e madhe. Ne kemi klasa me pak nxënës dhe ti afrohesh dhe i njeh mjaft mirë ata sa të bëhen pjesë e jetës, familjes tënde.
E dyta është dashuri për punën për t’i bërë ata që të ardhmen ta kenë të sigurt në rrugën e kantos dhe është shumë e rëndësishme.
Është shumë e rëndësishme ndërtimi i figurës së nxënësit të mirë dhe pastaj do e zhvilloj në anën profesionale.
Liceu Artistik është dashuria ime e parë, dhe sic duket do mbetet edhe dashuria e fundit. Rrugëtimi në Lice nisi me një konkurs që nuk do e harroj kurrë, sapo mbarova klasën e tetë.” rrëfen ajo./abcnews.al

