Apeli i Gjykatës së Posaçme ka regjistruar kërkesën e ankimimit të Erion Veliajt dhe katër personave të tjerë nën hetim për ndryshimin e masës së sigurisë. Sipas shorti të hedhur këtë të martë, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mbahet në qeli me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO për korrupsion pasiv në të paktën 9 episode dhe për pastrim parash, kryer në bashkëpunim./abcnews.al

