Albin Kurti nuk do të shkojë nesër në Prokurorinë Speciale siç e ka urdhëruar gjykata. Në të njëjtën orë kur ai është thirrur në Prokurori, do të marrë pjesë në një aktivitet në Prishtinë.
Burim Ramadani, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), në një intervistë për emisionin “Ballkan Update”, tha se do të ishte një veprim i gabuar nga kryeministri i Kosovës pasi ligji është i njëjtë për të gjithë. Sipas tij, paraqitja në prokurori është e pashmangshme.
“Veprim i gabuar, jep mesazh dhe shembull të gabueshëm por mbi të gjitha është i pashmangshëm. Mund të shtyhet ndonjë ditë, ligji vlen për të gjithë njësoj. E gabueshme të sfidohen institucionet e zbatimit të ligjit, sepse sikur çdo vend demokratik, këto institucione do ta kenë të detyrueshme ta zbatojnë urdhrin e gjykatës që domethënë do të dërgojnë dikë me detyrim. Unë besoj se policia e Kosovës është mjaftueshëm e përgatitur të zbatojë vendimin e gjykatës pavarësisht se për kë bëhet fjalë, nëse është kryeministër apo qytetar i thjeshtë.”, u shpreh ai./abcnews.al


