Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asani trondit me dy gola/ Ylli kuqezi shkëlqen sërish në Korenë e Jugut

schedule13:53 - 1 Mars, 2025

schedule 13:53 - 1 Mars, 2025

 

Në Champions është numri 1, por duket se do ta bëjë edhe në ligë.

Jasir Asani për fat po kalon një moment të jashtëzakonshëm të karrierës në Korenë e Jugut, dhe këtë e tregojnë golat e shënuar.



Futbollisti I kombëtares shqiptare ishte me të vërtetë i shkëlqyer në ndeshjen e javës së tretë të ligës koreane, duke realizuar dy herë e duke I dhënë fitoren 2-1 ekipit të tij, Kuangju.

Përballja nuk ishte e thjeshtë, edhe pse u luajt në shtëpi, sepse skuadra mike, Aniang, goditi e para që në minutën e 16-të me anë të brazilianit Bruno Rodriges Mota.

U desh reagimi pas pushimi, klasi I Asanit e padyshim kontributi nga e gjithë skuadra, që përballja të fitohej.

Shqiptari i lindur në Shkup shënoi për 1-1 në minutën e 57-të, ndërsa tri pikët u siguruan një minutë para fundit.

Kjo fitore bëri që Kuangju të mbajë vendin e tretë në kampionat me 5 pikë, me një fitore e dy barazime, ndërsa në krye është Daegu me 7 pikë.

Asani shënoi golin e parë të sezonit në ligën koreanojugore në 23 shkurt, pra pak ditë më parë, kur Kuangju barazoi 2-2 jashtë fushe ndaj rivalit Xheobuk.

Ai është shënuesi më i mirë i kampionatit me 3 gola.

Po ashtu, ai është i pari në renditjen e Këpucës së Artë në Championsin e Azisë

Asani ka 7 gola, po aq sa ylli i Al Hilalit saudit, Salem Aldausari, ndërsa legjenda Kristiano Ronaldo është pas tyre me 6 rrjeta.

Në 5 mars, Kuangju luan ndeshjen e parë të të tetave të finaleve në Ligën e Kampionëve dhe pret në shtëpi ekipin japonez, Visel Kobe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!