Bernard Nika komentoi për ‘Ballkan Update’ zhvillimet e fundit në Kosovë ku ende nuk ka një rezultat të plotë për zgjedhjet e tre javëve më parë. Nika u shpreh se procesi zgjedhor ishte shembullor, por KQZ dështoi në numërimin e votave. Sipas tij, në kohë fushate duhet të shmangen misionet diplomatie sepse jnaë zshfrytëzuar nga pushteti.
“Ne kemi pasur proces zgjedhor shembullor, fushatë të kulturuar. Ajo që i bëri një hije të errët ishte dështimi i KQZ që të jetë në nivelin e detyrës kur bie fjala tek numërimi, transparenca e procesit. Duam të besojmë që integriteti i votave është ruajtur.
Jemi në javën e tretë pas zgjedhjeve dhe nuk kemi një rezultat, është problem në vetvete. Kemi parë që misionet diplomatike janë shfrytëzuar nga pushteti. Janë përdorur si tubime për levizjen Vetëvendosje. Asnjëherë në kohë fushate nuk kemi organizuar takime me lider shtetëror si tubime. Në kohë fushate diplomacia e vendit nuk duhet të marrë pjesë. Kemi pasur një ambasador të Kosovës që ka tërhequr vota në mënyrë të jashtëligjshme në Zagreb. Kritikat i kanë për bazë këto situate. “
I pyetur nëse Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Nika u shpreh se Koosvës I intereson një qeveri e qëndrueshme për politikën e jashtme sidomos me një konfiguri të ri të botës.
“Ne shpresojmë që jo sepse Kosovës i intereson një qeverie e qëndrueshme për politikën e jashtme. Bota po shkon drejt një konfigurimi të ri.
Sistemi lejon për ndërtimin e një qeverie stabile që nga partia që ka dalë e para, por duhet të ketë një vullnet që kjo të jetëzohet por duhet të kemi një rezultat.”
/ abcnews.al

