18 pikë të mbledhura në 14-të javë kampionat janë shumë pak për Manchester United. Drejtuesit e klubit dhe tifozët janë të mërzitur me këtë ecuri dhe një ndryshim në stol mund të sillte kthesën e shumëpritur.
Ndeshja e sotme kundër Tottenham është shumë e rëndësishme për “Djajtë e Kuq”, sidomos për trajnerin norvegjez. Një tjetër disfatë përballë ekipit të Jose Mourinhos mund të sjellë shkarkimin e menjëhershëm të Solskjaer.
Sipas mediave angleze, drejtuesit e United kanë Gareth Southgate në krye të listës së dëshirave, por trajneri i Anglisë nuk mund të vijë në këtë moment. Në verë do të tentojë fitimin e Europianit me “Tre Luanët” dhe pas përfundimit të këtij kompeticioni mund të vijojë karrierën te Manchester United. /abcnews.al