Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas fjalës së mbajtur nga kreu i qeverisë në Samitin e Londrës.
Rama u shpreh se beson se ka arritur qëllimin kryesor, atë të organizmit të një konferencë të madhe donatorësh për pasojat e tërmetit që goditi vendin.
“Për mua ky ishte objektivi kryesor i gjithë këtij samiti dhe me thënë të drejtën u ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin në dijeni dhe të interesuar dhe faktikisht kemi diskutuar me partnerët europianë, presidentin e Franës, kancelaren, kryeministrin e Holandës dhe shumë të tjerë dhe të shikojmë tani më tutje por qëllimi është që të organizojnë një konferencë të madhe donatorësh”, tha ai.
I pyetur më tej nëse kanë folur për procesin e integrimit, Rama tha se ka qenë i fokusuar tek situata e tërmetit.
“Me thënë të drejtën fokusi ka qenë në këtë temë, natyrisht ka pasur edhe elementë të tjerë në bisedë lidhur me se si do të shkojë pocesi. Unë kam qenë shumë i fokusuar tek çështja që prek drejpërdrejt njerëzit. Në këtë front po bëjmë një punë intensive. U kemi vënë në dispozicin dokumente dhe iformcanione që mund të kenë një pamje shumë të qartë. Informacionu ka arritur dhe ndjekja bëhet në kohë reale se kemi parë shumë ndihmë. Kam kërkuar edhe për strehim të përkohshëm.
Objektivi që them se kam arritur që të përfshijë drejpëdrejt liderët të përfshihen emocionalisht ata që janë të përfshirë në këtë proces se një fjalë e tyre është shumë më shumë se një dosje e tërë”, tha Rama ndërsa u ndal edhe tek thirrja e përsëritur e tij për kreun e PD, Lulzim Bashën.
“Gjënë më normale në botë nuk ka asnjë sens që të vazhdojë historia me deklarata në distancë, kur ne të gjithë jemi të goditur nga kjo tragjedi, por të gjithë jemi në nevojë që të ndërtojmë çatinë jo vetëm të politikës, por që është çatia e Shqipërisë”, tha Rama./abcnews.al