Christian Eriksen do të largohet në janar nga ekipi i Tottenham. Organizatori danez nuk ka pranuar rinovimin e kontratës që i përfundon në fund të këtij sezoni dhe as ulja e Jose Mourinhos në pankinë nuk i ka ndryshuar mendim.
Shumë klube interesohen për shërbimet e 27-vjeçarit, teksa Tottenham i ka vendosur një çmim. Evening Standard raporton se klubi londinez kërkon 40 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin në merkaton e janarit.
Juventus, Inter dhe Real Madrid janë gati të transferojnë Eriksen dhe do të rivalizojnë fort për shërbimet e tij. Në fillim duhet bindur vikingu dhe më pas duhen paguar 40 milionë sterlina në arkat e Spurs. /abcnews.al