Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbysja e pamundur/ Minessota fiton sfidën “e çmendur” kundër Oklahoma City

schedule12:53 - 25 Shkurt, 2025

schedule 12:53 - 25 Shkurt, 2025

NBA është kampionati më i fortë dhe më spektakolar në botë. Ata që nuk e besojnë këtë, duhet të shihnin një ndeshje si ajo mes Oklahoma City dhe Minnesota.

Sfida pritej të ishte e fortë, por në parket skuadrat I tejkaluan parashikimet, duke dhuruar një finale sa emocionuese aq edhe dramatike, me përmbysjen e pamundur të miqve vetëm në kohën shtesë.

“T-Ullfs” triumfuan në fund me vetëm tri pikë diferencë në rezultatin 128-131, duke kthyer fatin e një ndeshje të dominuar nnga vendasit në tre periodat e para.

E udhëhequr nga ylli, Xhilxhous-Aleksandër me 39 pikë, 10 topa të kapur në tabelë dhe 8 asist, Oklahoma kishte fitoren në dorë, pasi mbylli treçerekun e ndeshjes me 22 pikë diferencë.

Por kur pritej që të zotët e shtëpisë të ruanin diferencën, pse jo ta bënin atë më të thellë, për çudi të të gjithëve, në periodën e katërt dhe të fundit erdhi reagimi i Minessota, që barazoi rezultatin në fund të kohës së rregullt.

Në shtesë, Timberullfs ruajtën ritmin, duke festuar një fitore të çmendur. Merita për këtë I shkon lojës së skuadrës, pasi katër basketbollistë të Minessota e mbyllën ndeshjen me dy shifra dopjo.

Me këtë sukses, Minessota ngjitet në vendin e shtatë në klasifikimin e Konferencës së Perëndimit, duke u afruar me zonën që të dërgon direkt në 1/8 e fazës së play off.

Nga ana tjetër, për Oklahoma, kjo humbje I prish serinë pozitive, por nuk I rrezikon kresimin në renditjen e Perëndimit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!