Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, shtëpia e dytë/ Refugjatët ukrainas të luftës të integruar në vendin tonë

schedule19:07 - 24 Shkurt, 2025

schedule 19:07 - 24 Shkurt, 2025

Mes miliona ukrainasve që u larguan nga vendi i tyre për shkak të luftës, shumë prej tyre gjetën strehë në Shqipëri. Në fshatin Ibë të Tiranës jetojnë aktualisht 5 ukrainas. Ata janë mjeshtra të përpunimit të drurit. Dhe drurin që vjen nga malet karpate të Ukrainës e përpunojnë këtu.

Anatoli iku nga Ukraina, 3 vjet më parë, në 21 shkurt 2022, dy ditë para se të niste lufta. Një ofertë pune si mjeshtër i punimit të drurit e solli në Shqipëri. E që nga ajo kohë, ai punon çdo ditë në Ibë, duke ndërtuar shtëpi prej druri.

“Ika fillimisht në Sllovaki, më pas në Serbi dhe pastaj në Shqipëri. Këtu jam shumë mirë. Ndihem si në shtëpinë time.”

Pak muaj më vonë, pas situatës së renduar në Ukrainë Anatoli solli në Shqipëri, bashkëshorten Raisen dhe djalin e tyre të vogel, Arsenin 5 vjecar. Por pas i mbeti pjesa tjeter e familjes se tij te madhe.

“Gruaja më telefononte qe lufta filloi dhe situata atje ishte shumë keq. U detyrova që ate dhe djalin e vogel t’i merrja këtu.  Në Ukrainë kam pjesën tjetër të familjes. Djali i madh është 21 vjec dhe nuk ka mundësi të largohet.”

Në këto tre vjet, lufta i ka marrë shumë të afërm dhe miq.

“Kam humbur tre shokët e mi të ngushte, u vranë. Situata atje është shumë keq.  Këtu unë dhe bashkëshortja jemi shumë mirë. Unë punoj dhe na kanë pritur shumë mirë, por mendjen e kemi atje tek pjesa tjetër e familjes.”  

Anatoli bën art me drurin. Ai punon çdo ditë me dy bashkëatdhetar të tjerë dhe shkojnë në zona të ndryshme të vendit për të instaluar shtëpiat e drurit që ndërtojnë.

“Unë kam 17 vite që bëj këtë punë. Shkojmë shumë mirë edhe me shqiptarët që punojnë bashkë me ne. dhe jam mirënjohës për mundësinë që më është dhënë këtu.”

Nuk ka mundur të mësojë mirë gjuhën shqipe.

“Kam vështirësi në komunikim. Përdor Google translate.”

Anatoli i ndjek nga Iba, me ankth zhvillimet në Ukrainë. Dëshira e tij më e madhe është që lufta të marrë fund.

“Dua të kthehem në ukraine te takoj, vellane, prinderit. Por pak e veshtire. Ne besojme te presidenti Zelensky që lufta të mbarojë sa më shpejt. Kemi shpresa te Trump por tani nuk e dimë. Trump tha që lufta do mbaronte për 24 orë, por nuk e di shpresat i kemi te presidenti ynë Zelensky.”

Teksa bashkëshorti i saj shumë orë i kalon duke punuar. Raisa kujdeset për djalin dhe gatuan.

“Erdha këtu nga Zakarpacia. Situata atje u bë shumë e rëndë, po vriteshin njerëz cdo ditë. Këtu jemi shumë mirë. Bashkëshorti im punon. Por mendjen e kemi pas. Në Ukrainë kam djalin 21 vjeç. Kur unë dhe djali i vogël u largum, ai nuk mundi të vinte sepse djemtë dhe burrat nuk u lejuan të largoheshin nga vendi.”

Raisa është përshtatur më jeten në Ibë. Shqip ka mësuar shumë pak dhe ushqimet shqiptare thonë se i pëlqen shumë.

Arseni 5 vjeçar e kalon ditën duke luajtur në natyrë, mes druve të mëdhenj që përpunohen.

Në gjuhën shqipe ka mësuar vetëm një fjalë.

Drurët me të cilët punojnë këta ukrainas vinë nga vendi i tyre.  Punedhenesi i tyre i cilëson si njerëz shumë punëtore dhe fjalëpaktë.

“Unë kam vite që punoj me drurin ukrainas. Këta janë njerëz shumë të mirë. Punojnë shumë, janë mjeshtra. Por mendjen e kanë atje në vendin e tyre. “

Ndryshe nga Anatoli dhe Raisa, Ana mbërriti në Shqipëri 11 vite më parë kur situata e konfliktit ruso- ukrainas në Krime kishte agravuar së tepermi.

“ Jam nga Odesa. U erdha në shqipëri me djalin, nënë dhe bahskëshortin. Këtu linda edhe djalin tjetër.”

Ana e ka mësuar mirë gjuhën shqipe dhe jeta në Shqipëri i pëlqen.

Teksa kanë kaluar shumë vite, 39 vjecarja përlotet teksa kujton situatën nëvendlindjen e saj.

Në këtë 3 vjetor të nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Ana ende nuk e di çdo të ndodhë me jeten e saj dhe nese do te mund të kthehet aty ku lindi dhe u rrit.

Anatoli, Raisa dhe Ana si shumë ukrainas të tjerë gjetën strehë dhe paqe në Shqipëri. Mes trishtimit dhe pasigurisë që i shoqëron çdo ditë, endrra e tyre e madhe është Ukraina e lirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!