Liverpul nuk ndalet në Premier Ligë, ndërsa vetëm matematika nuk e lejon të festojë. Por vetëm diçka e jashtëzakonshme mund t’I heqë nga duart trofeun skuadrës së drejtuar nga Arne Slot.
“Reds” kaluan pengesën e fundit në këtë sezon, duke prishur edhe një mallkim që zgjaste prej nëntë vitesh, duke mundur në “Etihad Stadium” 2-0 Manchester City.
E cilësuar si një finale, Liverpul e zgjidhi sfidën që në pjesën e parë.
Vetëm 14 minuta lojë dhe Mohamed Salah ndali topin në rrjetë, pas një skeme në zhvillimin e goditjes së këndit.
Tjetër gol për sezonin rekord të sulmuesit egjiptian, kandidat kryesor për “Këpucën e Artë” me 25 realizime.
Me Haland të dëmtuar jashtë dhe pa pika referimi në sulm, të besuarit e Guardiola e kishin të vështirë të rrezikonin rivalët.
Krejt i ndryshëm diskutimi për “të kuqtë”, që në mintën e 37-të dhanë edhe goditjen e KO.
Slobozlai dyfishoi shifrat dhe vendosi fatin e ndeshjes përpara pushimit.
Në pjesën e dytë, sistemi VAR anuloi golin e tretë për Liverpul, por kjo nuk e prishi festën e “The Reds” që thellojnë në 11 pikë diferencën në krye të renditjes, megjithëse kanë një ndeshje më shumë se rivalët.
Por ky është vetëm një detaj, pasi duket e pamundur që ndonjë skuadër tjetër t’i rrëmbejë titullin kampion.

