Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

DETAJE/ Të shtënat me armë në Kamëz, pas një konflikti mes dy personave. Çfarë u gjet në vendngjarje

schedule23:21 - 22 Shkurt, 2025

schedule 23:21 - 22 Shkurt, 2025

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në Kamëz mbrëmjen e kësaj të shtunë, ku u raportuar se nga një automjet nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër.

ABC News mëson se dy persona janë konfliktuar në zonën e Kamzës, njëri prej tyre është larguar dhe tjetri e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë.

Sipas burimeve, mësohet se vetëm një e shtënë është dëgjuar, por edhe në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë.

Policia thotë se ende është e paqartë situata pasi asnjëri nuk është kapur ende për tu marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat.

Nuk ka asnjë të lënduar. Janë marrë disa kamera sigurie dhe po verifikohen për të hedhur më shumë dritë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!