Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Shisnin drogë dhe kryenin vjedhje, arrestohen 6 persona në Durrës

schedule10:22 - 21 Shkurt, 2025

schedule 10:22 - 21 Shkurt, 2025

Gjashtë persona janë arrestuar në Durrës për vjedhje dhe drogë. Në pranga kanë rënë shtetasit Fabion Masha, Ahmet Isufi, Lulzim Rubjeka, Alin Gjuzi, Sentiljano Selami dhe Fation Xhezairi.

27 vjeçari Fabian Masha ishte shpallur në kërkim Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. 34 vjeçari Ahmet Isufi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se Fabian Masha dhe Ahmet Isufi, në bashkëpunim me shtetasit Lulzim Rubjeka, Alin Gjuzi dhe një 17 vjeçar të shpallur në kërkim në datat 15 dhe 18 shkurt, kanë vjedhur çadra plazhi dhe shezlongë në një lokal në Sektor Rinia, dhe më pas i kanë shitur në një dyqan në Kavajë.

Shtetasit Fabian Masha gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, i janë gjetur dhe sekuestruar 46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, disa doza të kësaj lënde dhe 1 peshore elektronike.

Shtetasit Sentiljano Selami, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonte me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, ndërsa Fation Xhezairit iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi që i posedonte me qëllim shitjen në lagjet e Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe doza të kësaj lënde, doza kokaine, 1 pershore elektronike, 6 celularë dhe 94 shezglonë të vjedhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!