“Do flasim me të kur të jetë momenti”, ishte mesazhi i Fabio Paratici, kur u pyet dy ditë më parë për të ardhmen e Paolo Dybala. Te Juventusi duket se momenti është tani dhe bisedimet për nënshkrimin e një kontrate të re me argjentinasin kanë nisur. Kështu të paktën raportojnë mediat në Itali.
Dybala ka marrë një propozim për të nënshkruar deri në vitin 2024 dhe përfitimet e tij në vit do të shkonin në 9 milionë euro neto. Sigurisht do të ketë edhe bonuse, të varura nga paraqitjet e lojtarit dhe arritjet e Juventusit.
Lajmi raportohet nga Sky Italia dhe Gazzetta dello Sport dhe palët nuk janë larg arritjes së një marrëveshjeje. Dybala pretendon diçka më tepër se sa i ofrohet: 10 milionë euro në sezon. Argjentinasit po bën një sezon të mirë, teksa ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 4 herë në 17 ndeshje. /abcnews.al