E konfirmuar, Endri Çekiçi mbyll vitin pas dëmtimit

schedule09:13 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 09:13 - 4 Dhjetor, 2019

Endri Çekiçi është dëmtuar në ndeshjen e fundit që Olimpija Ljubjana fitoi në transfertë ndaj Bravo. Mesfushori me tipare sulmuesi i klubit slloven luajti rreth 20 minuta dhe më pas u zëvendësua, pasi nuk mund të luante.

Klubi slloven ka bërë me dije se Çekiçi nuk do të luajë në ndeshjen e fundit me Domzale, duke mbyllur vitin jashtë fushës së blertë. Ende nuk jepen detaje mbi dëmtimin që pogradecari ka pësuar. Me shumë mundësi do të jetë gati për pjesën e dytë të sezonit, në muajin shkurt.

Çekiçi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Olimpija Ljubjana, teksa vijon edhe sivjet të shënojë rregullisht. Mesfushori 23-vjeçar ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës, po aq sa shoku i tij i skuadrës, Menalo. Më shumë (16 gola) ka realizuar vetëm sulmuesi kryesor i sllovenëve, Vukusic. /abcnews.al