Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Bashkëpunim me partnerët strategjikë”/ Zbardhet letra që Rama i dërgoi Kurtit për 17-vjetorin e Pavarësisë

schedule10:57 - 19 Shkurt, 2025

schedule 10:57 - 19 Shkurt, 2025

Edhe pse urimi për 17 vjetorin e Pavaresisë së Kosovës nga kryeministri Edi Rama i ka shkuar qeverisë në Prishtinë që më datë 13 shkurt, përpara liderëve të tjerë europian, kryeministri Kurti e ka publikuar atë vetëm këtë të mërkurë.

Në letrën e urimit Kryeministri Rama dërgon urimet më të përzemërta për ditën historike të vendit duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët europianë, më të cilët Kurti është treguar “kokëfortë” në dem të qytetarëve të Kosovës të cilet edhe sot vuajnë pasojat e sanksioneve europiane, dhe madje cilësohen si qeveria më jobashkëpunuese me SHBA në 35 vite marrëdhënie.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të paëevendësueshëm, SHBA dhe BE Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe prosperiteti.”



Ndryshe nga çfarë po bënë politika në Kosovë, Kryeministri Rama nuk ka harruar themeluesit e Pavarësisë, për të cilët qeveria Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Asnjë lëvizje për ndryshimin e ligjit për Specialen.

“Përulemi sot përpara themeluesve të Republikës, duke shprehur pafundësisht mirënjohjen tonë. Një rrugëtim sfidues dhe i suksesshëm deri më 17 shkurt të vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavaresisë së Republikës së Kosovës dhe një rrugëtim po kaq sfidues e i suksesshëm, der më sot për forcimin e saj.”

Kryeministri Rama është treguar edhe njëherë i gatshëm për bashkëpunim të gjithanshëm:

“Edhe njëherë duke riafirmuar gjithë vullnetin tonë për bashkëpunim të gjithanshëm unë, ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës…”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!