Deklaratat e sotme në media nga drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë ndikuar në anulimin një takim të planifikuar mes liderëve të LDK-së dhe LVV-së.
Sipas mediave në Kosovë takimi Mustafa-Kurti ishte parashikuar për nesër, por është anuluar.
“Nga LDK njoftojnë se takimi Mustafa-Kurti ka qenë i parashikuar për nesër, por pas fushatës që po bën LVV kundër LDK-së dhe kryetarit Mustafa, takimi nuk do të mbahet deri sa mos të ndalet fushata e tillë”, kështu thuhet nga burimet e LDK.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka theksuar se me LDK-në kanë arritur marrëveshje për formatin e Qeverisë, por negociatat kanë ngecur te pozita e Presidentit, të cilën LDK e ka vendosur si kushtëzim./abcnews.al