Në Bruksel, u mbajt dje një minutë heshtje në nder të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Kjo ka qenë kërkesë e sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunit Rajonal Majlinda Bregu, ajo që shtyu pjesëmarrësit e samitit “Friends of Europe” të bënin këtë gjest nderimi për viktimat e tërmetit me pasoja të rënda që preku vendin.
Në samit diskutohet mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al