Shqiptarja Anxhela dhe Kosa, djali nga Xhamajka, kapërcejnë çdo paragjykim, prej 6 vitesh të dashuruar.
Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, ka rrëfyer historinë e saj të veçantë, njohjen me njeriun e zemrës, duke ndarë edhe sfidat që kanë kaluar së bashku.
“Ne jemi njohur kur isha në shkollë, vazhduam të njëjtën shkollë, për kapiten anije. Është një shkollë që ngjason me ushtrinë dhe vazhdon për disa vite. Luftova shumë që të hyja në këtë shkollë dhe ai më ka mbështetur shumë”, tha ajo.
Vajza nga Berati, tregoi se prindërit nuk e kundërshtuan lidhjen mes tyre, edhe pse ka pasur të afërm që kanë kundërshtuar.
Po ashtu ajo tregoi edhe një moment të vështirë, një aksident që gati i kushtoi jetën.
“Ishte e tmerrshme, nuk do ta harroj kurrë atë skenë dhe flakët që më digjnin. Në spital qëndrova gjatë, pas një viti fytyra mu përmirësua”, tregoi ai

