Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i Veliajt/ Meçe: Jemi akoma në fazë hetimi, një dosje që është në hetim ndalohet të publikohet

schedule21:28 - 13 Shkurt, 2025

schedule 21:28 - 13 Shkurt, 2025

Në emisionin “360 Gradë”, në ABC News, analisti Arben Meçe foli për arrestimin e Erion Veliajt.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal tek dosja, duke thënë se sipas tij dosja për çështjen e Veliajt, ka dalë përpara se çështja të kalojë një gjykatë. Meçe shtroi problemin tek mënyra e manipulimit të informacionit.

“Dosja Berisha ka dalë kur është ka kaluar në gjykim dhe është paraqitur në gjykatë. Dosja në fjalë, e Veliajt ka dalë përpara se çështja të kalojë në gjykatë, përpara se avokatët të kërkonin dje shtyrjen e seancës për t’u njohur me dosjen. Është rasti për të thënë se nga ka dalë dosja? Nëse do flasim pse doli dosja, nuk kishte qenë në gjyq, avokatët u njohën vetëm dje. Duhet bërë hetim administrativ sepse është bërë sëmundje ku këto dosje administrohen në mënyrë të çuditshme dhe dalin nëpër medie…dhe trazohet çdo situatë. Ne kemi një urdhër gjykate për një dosje që nuk duhet të dalë në media. Pra a duhet në opinioni publik të vijë me një presion të tillë nga individë të caktuar, dhe qëndrimi duhet të jetë i prerë. Problemi është manipulimi i informacionit që vjen nga dosja…Avokatët nuk kanë pasur dijeni për dosjen. Jemi akoma në fazë hetimi dhe një dosje që është në hetim ndalohet të publikohet”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!