Policia ka shoqëruar autorin e plagosjes me thikë së 17 vjeçarit në shkollën e mesme në Baz të Matit.
Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të enjteje në ambientet sportive të shkollës, ku 18 vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 17 vjeçarin, i cili është dërguar në spital.
Sipas policisë, dy të rinjtë nuk rezultojnë të përfshirë në konflikte të mëparshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes./abcnews.al


