Një iniciativë e vecantë për mbledhje fondesh është marrë nga Arjan Nexha, picieri shqiptar resident në Itali. Ai ka përfshirë komunitetin në Pulia në mënyrë që të shpërndahen sa më shumë pica dhe paratë që do të mblidhen do të dërgohen në Shqipëri në ndihmë të atyre që kanë humbur gjithcka nga tërmeti i 26 nëntorit.
Iniciativa nëpërmjet picave në mbështetje të njerëzve të prekur nga tërmeti në Shqipëri, vjen nga Pulia, si dëshirë e Arjan Nexhës.
Ky i fundit, me origjinë shqiptare por prej kohësh resident në Itali, ka vendosur që së bashku me stafin e tij dhe komunitetin të organizojë një mbrëmje ku të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë pë rata që kanë humbur gjithcka si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.
Arjani është një picier, që jeton prej kohësh në Pulia të Italisë. Ai vendosë të mbledhe fonde në ndihmë të bashkëkombasve të tij. Të gjithë banorët në zonë janë ftuar të porosisin pica, dhe paratë që do të mblidhen do të dërgohen në Shqipëri.
Dhe pse janë prenotuar të gjitha vendet në piceri, kushdo mund të shkojë dhe të porosisë pasi do të ketë vend për këdo që do dojë të kontribuojë.
Mediat italiane raportojnë se iniciativës i janë bashkuar jo vetëm klientët dhe stafi i restorantit por dhe furnizuesit të cilët kanë sjellë produkte falas. Madje dhe stafi ka vendosur të punojë në mënyrë vullnetare duke dorëzuar pagesën ditore në fondin e ndihmës.
Arjan me origjinë nga Lushnja ka bërë apel dhe në rrjetet sociale që kjo iniciativë të ndërmerret dhe nga të tjerë./abcnews.al