Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Reforma ka falimentuar, sepse anija ka futur ujë”, Çupi: Jemi kthyer pas si në vitin 1945

schedule20:50 - 12 Shkurt, 2025

schedule 20:50 - 12 Shkurt, 2025

TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” tha se me veprimet e fundit të SPAK kanë ngjallur “hijet e drejtësisë” së sistemit të kaluar.

Ai pohoi se me veprimet e fundit të SPAK dhe me alarmin e ngritur nga qeveria për shenjat e para të një “republike prokurorësh”, dëshmohet fakti se Shqipëria është kthyer pas në vitin 1945, ku standardet e drejtësisë në atë kohë nuk ekzistonin askund.

Analisti pohoi se reforma ka dhënë sinjale për “faliment” pasi anija në të cilën lundonte ajo ka futur ujë.



“Jemi kthyer në vitet e para 45, jemi taman në atë kohë, për disa elemente. Është elementi i parë që jemi, siç u tha dhe u vërtetua, qe jemi në një moment  që të gjitha ata që nga kryesuesi i prokurorisë, qeveria, parlamenti thonë që “ne kemi prokurori, ja ku kemi gjykatë”. Më thoni ju lutem, kur ka qenë një periudhë që Shqipëria  nuk ka pasur drejtësi, gjithmonë ka pasur drejtësi, por nuk ka pasur standarde. Reforma ka falimentuar se ka futur ujë anija. E pranon mazhoranca dhe qeveria thotë që atje kemi të ardhur me Kalin e Trojës, padyshim që janë të Kalit të Trojës”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!