Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këshilli i Ministrave emëron zëvendës ministren e re të Mbrojtjes

schedule19:38 - 12 Shkurt, 2025

schedule 19:38 - 12 Shkurt, 2025

Në mbledhjen e sotme datë 12.02.2025, Këshilli i Ministrave ka emëruar zëvendës ministren e re të Mbrojtjes. Në këtë detyrë është emëruar Blerina Abrazhda e cila do të mbajë postin e zëvendës ministres.

Theksojmë këtu që në muajin janar, Dorian Tola u lirua nga detyra si zëvendës ministër i kësaj ministrie.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!