Dhjetëra banesa të dëmtuara edhe në Vlorë, prefekti Manaj: Pas ankesave po verifikojmë dëmet

schedule15:12 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 15:12 - 3 Dhjetor, 2019

Edhe disa banesa të qarkut Vlorë kanë pësuar dëmtime nga tërmeti. Për të mësuar më shumë për nivelin e dëmtimit Prefekti Mamaj ka sqaruar se kanë nisur verifikimet në terren.

Vlora priti dhe rreth 1300 persona nga Durrësi dhe Thumana të cilët kanë humbur banesat dhe janë të trembur nga tërmeti. Mësohet se pjesa më e madhe e tyre janë larguar.

Nga tërmeti i javës së shkuar është vërejtur se dhe disa banesa në Vlorë kanë pësuar dëmtime. Pranë Bashkisë janë depozituar dhjetëra ankesa.

Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj konfirmon se më të dëmtuar paraqiten pallatet shumëkatëshe në qytetin e Vlorës. Ankesa për dëmtime të rënda ka patur dhe nga banorë të bashkive të tjera të qarkut Vlorë.

“5 raste janë në bashkinë e Vlorës, Dëmet kryesisht në pallate shumëkatëshe, në bashkinë e Selenicës 9 raste ankimi, kemi 3 raste me dëmtime në të gjithë banesën, kemi 4 raste me dëmtime të pjesshme. Kryetari bashkisë i është drejtuar institutit teknik të ndërtimit për të ardhur specialistë të mirëfilltë për të bërë vlerësimin e të gjithë pallateve që kanë shfaqur një fenomen të tillë”, tha Prefekti.

Vlora gjithashtu priti dhe rreth 1300 mijë persona që kanë mbetur pa banesa apo kanë qenë të frikësuar pas tërmetit. Prefekti sqaron se pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga Vlora.

“Nga statistika e mëngjesit që na vijnë nga grupi i punës së hotelierëve, 307 persona në hotelet e Vlorës, numri në rënie tregon që pjesa më e madhe e të ardhurve nga bashkia e Durrësit dhe Bashkitë e tjerrka qenë pjesë e panikut dhe gjendjes emocionale të krijuar pas tërmetit”, tha ai.

Banorët e Durrësit që vijojnë të qëndrojnë në hotelet e Vlorë janë kryesisht ata që nuk kanë ku të futin kokën, pasi tërmeti ju ka shembur shtëpitë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!