Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimi ndaj deputetes Klotilda Bushka: Nuk është pyetur asnjëherë. Kjo s’është republikë prokurorësh

schedule20:07 - 11 Shkurt, 2025

schedule 20:07 - 11 Shkurt, 2025

SPAK ka vënë në hetim edhe deputeten e PS Klotilda Bushka, ndaj të cilës Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Kryeministri Edi Rama  u shpreh se fakti që një person i dyshuar e merr vesh nga televizioni që emri është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë, nuk tregon aspak shenjë të mirë.

“Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori. Nga gazetarë special që kanë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit që është person i dyshuar, kryetarja Komisionit të Ligjeve. Që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga TV që emrin është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë… çfarë është kjo? Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është republikë prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!