Kushtet klimatike kanë dëmtuar prodhimin e luleshtrydhes në vend. Fermerët në Fier thonë se në krahasim me një vit më parë prodhimi është më i ulët ndërsa çmimi vijon të qëndrojë i lartë. Ndikim kanë pasur reshjet e dendura të shiut ndryshe nga dimri i kaluar që kishte më shumë ditë me diell. Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të luleshtrydhes shkon për eksport.
Frakulla njihet si zona me prodhimin më të lartë të luleshtrydheve po përballet me mungesën e fuqisë punëtore duke frenuar zgjerimin dhe shtimin e siperfaqjeve me sera. Nesti troka fermer dhe grumbullues thotë se ky frutë ndikohet direkt nga mungesa e punëtorëve sepse vjelja dhe paketimi për treg duhet të bëhen brenda një kohe të shkurtër
Pjesa më e madhe e prodhimit të luleshtrydhes në Fier shkon për eksport pas kontratave të suksseshme që fermerët kanë lidhur me tregtarë në vendet e BE dhe Ballkanit. Vetëm ne Frakull janë 180 ha me sera luleshtrydhe./abcnews.al