Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS: Nuk komentojmë drejtësinë/ Arrestimi i Veliajt, përfundon mbledhja e grupit parlamentar, mungon Klotilda Bushka

schedule17:13 - 10 Shkurt, 2025

schedule 17:13 - 10 Shkurt, 2025

TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Gazetarja e ABC News, raportoi se kreu i grupit Niko Pelshi ka kërkuar nga deputetë të jenë të pranishëm në seancën plenare, e parashikuar të mbahet pasditen e sotme.

“Në mbledhjen e ditës së sotme, kanë qenë të pakta komentet sa i përket masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Veliaj. Është diskutuar për agjendën parlamentare. Peleshi u ka kërkuar deputetëve të jenë të pranishëm dhe të diskutojmë”, tha gazetarja.

Në njoftimin zyrtar për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, mesditën e kësaj të hëne, SPAK zbulon se ka vënë në hetim deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka.

Prokuroria e Posaçme thotë se po kryen hetime paraprake ndaj Bushkës si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!