Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Subvencionet për panelet diellore/ Zv.ministri i Energjisë: Përfitojnë vetëm konsumatorët familjarë

schedule14:21 - 7 Shkurt, 2025

schedule 14:21 - 7 Shkurt, 2025

TIRANË– Pas suksesit të thirrjes së parë, ku 1981 familje në të gjithë vendin, kanë të instaluara sot në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur puna për thirrjen e dytë.

Një masë kjo e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, i ftuar në “Money Report” tha se përfitues do jenë vetëm konsumatorët familjarë.

Ai pohoi se janë 2000 familjarë, që do përfitojnë nga kjo thirrje e dytë e qeverisë shqiptare.

“Ky është faza e dytë që po realizojmë. Bëhet fjalë për kategorinë familjare dhe ka lidhje me bojlerin, e cila është një nga pajisjet, që shpërdoron më shumë energjinë. Ne jemi në fazën fillestare, pra, se kush do jetë kompani që do ofrojë këto panele dhe pas datës 24 fillon aplikimet se kush do përfitojë. Është një buxhet për 2 mijë familjarë, që do aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo. Ka interes të shtuar të atyre që pyesin dhe dërgojnë e-mail për të marrë informacion.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!