Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin Blerim Sinanaj 40 vjeç ka përplasur një shtetas tjetër.
Drejtuesi, banues në Vlorë ka përplasur këmbësorin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/ abcnews.al


